Lidhje

Pheniani kërcënon me sulm bërthamor


Koreja e Veriut kërcënoi se do të ndërmarrë një sulm bërthamor parandalues, ndërkohë që SHBA dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjet më të mëdha të përbashkëta të zhvilluara ndonjëherë.

Stërvitjet e përbashkëta vjetore shpesh i rrisin tensionet në gadishullin e ndarë korean, por këtë vit situata është veçanërisht e paqëndrueshme, për shkak të sanksioneve të reja më të ashpra të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut për provën e saj bërthamore dhe për lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi.

Filipinet kanë filluar tashmë të zbatojnë sanksionet, duke konfiskuar një anije mallrash që po udhëtonte për në Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG