Lidhje

Mblidhet Komisioni i Reformës në Drejtësi


Si shumica ashtu dhe opozita kanë vlerësuar pozitivisht Opinionin e Venecias duke e konsideruar atë si një bazë solide për realizimin e reformës, pavarësisht leximeve të ndryshme që i kanë bërë lidhur me faktin se çfarë dhe kë mbështeti Opinioni, i cili zyrtarisht pritet të miratohet në fundjavë.

Ajo që mbetet të shihet është se cila do të jetë procedura që do të ndiqet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, dhe veçanërisht çështjet që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes nga ana e parlamentit të disa prej anëtarëve të institucioneve gjyqësore. Komisioni i Venecias, është shprehur për një shumicë të cilësuar, e cila megjithatë të garantojë pjesmarjen e opozitës në proces.

Gjatë ditës së sotme, çështja e ecurisë së mëtejshme me Reformën në Drejtësi ka qenë në qendër të një takimi që ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin kanë patur me kryetarin e parlamentit Iir Meta.

“Gjatë takimit u diskutua dhe shkëmbyen mendime mbi hapat e mëtejshëm të procesit të reformës në drejtësi, si dhe kalendarin e punës së parlamentit për përmbylljen me sukses të saj”, shpjegon një njoftim i zyrës së zotit Meta.

XS
SM
MD
LG