Lidhje

Gjykata e Apelit lë të lirë biznesmenin Fishta


Në Shqipëri, gjykatat vazhdojnë të japin vendime kontradiktore nga njëra shkallë e gjykimit në tjetrën. Kështu, Gjykata e Apelit Shkodër, në seancën e zhvilluar sot, rrëzoi vendimin e pak ditëve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, si dhe vendimin e prokurorisë për ndalimin e biznesmenit shkodran Sait Fishta.

Biznesmeni Fishta u akuzua nga prokuroria për ndërtimin e paligjshëm të 9 pallateve në plazhin e Velipojës si dhe për fallsifikim të dokumenteve. Prokuroria mori masën e sekuestros preventive për 9 pallatet në ndërtim, në përpjekje për të ndaluar vazhdimin e mëtejshëm të ndërtimeve të paligjshme. Pas ndalimit të biznesmenit Fishta, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj tij masën e sigurisë “garanci pasurore prej 50 mijë eurosh”.

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit

Por sot, Gjykata e Apelit e quajti sot të paligjshëm ndalimin e bisnesmenit Fishta duke e lënë të lire. Ndërkohë, gjykata vendosi edhe heqjen e masën së sigurisë “detyrim pasuror prej 50 mijë eurosh”. Gjithashtu, gjykata hoqi edhe sekuestron preventive të vendosur nga prokuroria për 9 pallatet që po ndërton biznesmeni Fishta në plazhin e Velipojës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG