Lidhje

Somali, vriten mbi 150 militantë


Pentagoni thotë se një goditje ajrore amerikane në Somalinë qendrore ka lënë të vrarë më shumë se 150 militantë të al-Shababit, të cilët ishin përgatitur për një operacion në shkallë të gjerë.

Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis u tha gazetarëve të hënën se sulmi i fundjavës kishte në shënjestër një kamp trajnimi të al-Shababit rreth 195 kilometra në veri të kryeqytetit, Mogadishu. Ai tha se në këtë sulm u përdorën si avionë me pilot ashtu edhe pa pilot.

Kapiteni Davis tha se SHBA kishin mësuar se luftëtarët po përgatiteshin të niseshin nga kampi dhe se përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj forcave të SHBA-së dhe Bashkimit Afrikan në Somali.

"Vlerësimet e para, - tha ai, - janë se në këtë sulm u eliminuan më shumë se 150 luftëtarë terroristë”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG