Lidhje

Vlorë, arrestohen 5 zyrtarë të INUV


Inspektorët e urbanististikës dyshohet se lejuan ndërtimin e një pallati pa leje në qytet. Në pranga edhe administrator i kompanisë së ndërtimit

Në Vlorë, 5 zyrtarë të zyrës së inspektoriatit urbanistik, përfshirë Kryeinspektorin aktual David Tushaj, dhe pararendësin e tij në këtë detyrë Besnik Karabolli, kanë përfunduar në pranga së bashku me administratorin e një kompanie ndërtimi, Edmond Aliaj, për ndërtimin pa leje të një pallati 12 katësh në këtë qytet. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të prokurorisë e cila kishte nisur hetimet në janar të këtij viti, pas denoncimit të dy qytetarëve.

Sipas Prokurorisë “kompania private “Endriu 008” kishte nisur punimet që prej vitit 2014, pa u pajisur me lejen e ndërtimit”, ndërkohë që nga hetimet ka rezultuar se “Inspektorati Vendor Urbanistik (INUV) i Bashkisë Vlorë ka pasur dijeni për ndërtimin e këtij pallati dhe nuk ka kryer asnjë urdhërim për ndalimin e tij”. Madje INUV në 2014 kishte marrë vendimin e pezullimit të ndërtimit, e megjithatë “punimet për ndërtimin e pallatit kanë vijuar pa asnjë pengesë nga ana e autoriteteve publike”, saktëson prokuroria e cila “ka krijuar dyshime të arsyeshme se nga ana e zyrtavë të INUV, Bashkia Vlorë, janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa për administratorin e kompanisë së ndërtimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm”.

XS
SM
MD
LG