Lidhje

Ceremonia funebre për Nancy Reagan


Figura politike, gazetarë dhe artistë po mblidhen sot në Simi Valley të Kalifornisë për t’I dhënë lamtumirën e fundit, Nancy Reaganit, bashkëshortes së ish-Presidentit Ronald Reagan. Nancy Reagan vdiq të dielën më moshën 94 vjeçare.

Mes pjesëmarrësve janë Zonja e Parë, Michelle Obama; ish-Presidenti dhe ish Zonja e Parë George dhe Laura Bush; ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton; ish-guvernatori I Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger; një numër i madh gazetarësh që kishin mbuluar presidencën Reagan, si edhe një numër aktorësh Hollivudi.

Katër nga pesë Zonjat e Para -- Obama, Bush, Clinton, dhe Rosalynn Carter, gruaja e ish-Presidentit Jimmy Carter – do të marrin pjesë në ceremoni.

Flamujt në godinat qeveritare do të mbeten në gjysmë shtizë deri sot në mbrëmje për nder të ish-Zonjës së Parë.

Ajo do të varroset pranë të shoqit në Bibliotekën Presidenciale, Ronald Reagan në Simi Valley.

XS
SM
MD
LG