Lidhje

Putin urdhëron tërheqjen e trupave nga Siria


Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të fillojë tërheqjen e pjesës kryesore të forcave nga Siria, duke thënë se ndërhyrja ushtarake ruse në një masë të madhe i ka arritur objektivat e saj.

Në një takim në Kremlin me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm, zoti Putin, tha se tërheqja duhet të fillojë të martën.

Ai urdhëroi gjithashtu një intensifikim të përpjekjeve diplomatike ruse për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Presidenti Putin i kishte telefonuar presidentit sirian Bashar al-Assad për ta informuar mbi vendimin e tij.

Megjithatë, udhëheqësi rus sinjalizoi se Moska do të mbajë një prani ushtarake në Siri.

Ai nuk dha një afat për përfundimin e tërheqjes dhe tha se forcat ruse do të qëndrojnë në portin Tartous dhe në bazën ajrore Hmeymim në provincën siriane të Latakias.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG