Lidhje

Komisioni i ekspertëve për çështjen e kufirit me Malin e Zi


Në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga themeloi të martën një komision me ekspertë ndërkombëtar për të shqyrtuar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ekipi do të përbëhet nga tre ekspertë nga Amerika, Britania e Madhe dhe Gjermania. Çështja e kufirit me Malin e Zi është një nga çështjet që ka shtyrë partitë opozitare të bllokojnë punën e parlamentit duke hedhur edhe gaz lotsjellës, ndërsa një pjesë e saj tashmë ka filluar bojkotimin e punës së parlamentit në këtë mandat. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG