Lidhje

Mianmar, zgjidhet presidenti i ri


Parlamenti i Mianmarit zgjodhi një president të ri, një hap i ri vendit drejt demokracisë.

Htin Kyaw është presidenti i parë civil i vendit pas më tepër se 5 dekadash. Ai mori 360 nga 652 votat e mundshme, duke mposhtur dy kandidatët e tjerë për këtë post.

70-vjeçari Htin Kyaw, është shok fëmijërie dhe njeri i besuar i laureates së Çmimit Nobel të Paqes Aung San Suu Kyi, udhëheqësja e lëvizjes Liga Kombëtare për Demokraci, që siguroi shumicën në të dy dhomat e Parlamentit në zgjedhjet historike të nëntorit të kaluar.

Vetë Aung San Suu Kyi nuk lejohej të bëhej presidente, për shkak të një klauzole kushtetuese që i ndalon çdo personi që është martuar, ose që ka fëmijë të lindur jashtë vendit të bëhet president. Bashkëshorti që nuk jeton më dhe dy djemtë e saj janë britanikë. Por Aung San Suu Kyi është zotuar se do ta sundonte vendin përmes një kandidati të autorizuar prej saj.

XS
SM
MD
LG