Lidhje

Imigrantët, ekspertë të policisë italiane në Shqipëri


Ministri i brendshem shqiptar Saimir Tahiri dhe ministri italian Angelino Alfano

Ministri i brendshem shqiptar Saimir Tahiri dhe ministri italian Angelino Alfano

Një grup ekspertësh të policisë italiane pritet të mbërrijnë në Shqipëri, për të bërë një vlerësim të situatës në kufirin shqiptaro-grek dhe nevojave për ndihmë të kërkuara nga pala shqiptare, kryesisht në mjete dhe aparatura për kontrollin e kufijve. Ndërkohë që pas vizitës në Romë të ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, do të jetë homologu i tij italian, Angelino Alfano, i cili do të vizitojë së shpejti Tiranën, për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e cila përfshin ndër të tjera dhe çështjet e kufirit dhe migrimit.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Kutillo, tha sot se sipas tij, gjendja tani ka mbërritur në një pikë delikate, sepse autoritetet europiane deklaruan se rruga ballkanike u mbyll dhe nuk dihet ende nëse refugjatët do të mbeten në Greqi, apo do të kthehen pas në Turqi, u shpreh ambasadori italian.

Në Shqipëri është rritur frika për një dyndje të mundshme të refugjatëve që ndodhen në Greqi, vecanërisht pasi ditët e fundit autoritetet greke, transferuan 162 prej tyre në Konicë, shumë pranë kufirit shqiptar. Në disa prononcime për mediat shqiptare, Drejtori i Kufirit Genc Merepeza është shprehur se në pamundësi të një porte dalëse që do të lejonte udhëtimin e refugjatëve drejt Europës Qëndrore, ku ata synojnë të shkojnë, Shqipëria nuk mund të lejojë kalimin tranzit nëpër territorin e saj.

Situata e refugjatëve pritet të jetë në qendër edhe të vizitës së parashikuar të premten në Tiranë, të komisionerit europian për Sigurinë dhe Migracionin Dimitris Avramopoulos.

XS
SM
MD
LG