Lidhje

Dy vjet nga aneksimi i Krimesë


Tatars have organized a battalion and set up a camp near the new, unrecognized border between Ukraine and Russian-ruled Crimea. (L. Ramirez/VOA)

Tatars have organized a battalion and set up a camp near the new, unrecognized border between Ukraine and Russian-ruled Crimea. (L. Ramirez/VOA)

Sot shënohen 2 vjet që kur Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas, Krimenë. Me fokusin tek luftimet në rajonin lindor ukrainas, Donbass, administrata e Presidentit Obama ka thënë se zgjidhja e çështjes së Krimesë do të kërkojë shumë më tepër kohë.

Festimet e kësaj jave në Krime janë në kontrast të madh me dhunën në Ukrainën lindore.

Vëzhguesit ndërkombëtarë njoftojnë për shkelje masive të armëpushimit, përgjithësisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Disa në Uashington e konsiderojnë një manovër të Rusisë që synon të shpërqëndrojë dhe destabilizojë qeverinë e Ukrainës.

“Rusët nuk e duan Ukrainën Lindore. Ata e donin Krimenë, por jo rajonet Donetsk dhe Luhansk. Nuk kanë dhënë tregues të tillë.”

Aleatët perëndimorë po i nxisin udhëheqësit e Ukrainës që të bëjnë reforma dhe të respektojnë marrëveshjen e dytë të armëpushimit të arritur në Minsk vitin e kaluar. Gjithashtu, po përdorin presionin ekonomik ndaj Rusisë.

“Sanksionet e vendosura nga SHBA-ja dhe partnerët evropianë, si dhe rënia e çmimit të naftës, kanë patur një efekt të vërtetë dobësues për ekonominë ruse; diçka që ne nuk e dëshirojmë, por që është e domosdoshme për shkak të veprimeve të Rusisë.”

Por, me fokusin tek luftimet në rajonin lindor ukrainas, Donbass, Pentagoni dhe administrata Obama kanë thënë se zgjidhja e çështjes së Krimesë do të kërkojë shumë më tepër kohë.

“Nuk po heqim dorë nga Krimea. E kuptojmë se nuk ka një zgjidhje ushtarake për këtë problem, ashtu siç nuk ka një zgjidhje ushtarake për problemin në Donbass.”

Edhe situata në lindje mund të kërkojë shumë më tepër kohë për një zgjidhje të mundshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG