Lidhje

Ekspozitë e Leonardo da Vinçit në Londër


Leonado's Da Vinci picture

Leonado's Da Vinci picture

Përveçse ishte një artist i suksesshëm i Rilindjes, gjeniu Leonardo Da Vinçi projektoi një numër të madh makinash praktike; disa prej tyre përdoren ende sot, megjithëse në forma të ndryshme. Por një pjesë e projekteve të Leonardos nuk u realizuan kurrë më parë:

Iu desh një ditë e tërë një ekipi teknikësh të Muzeut të Shkencave në Londër, që të montonin një model vinçi me përmasa reale, të ndërtuar bazuar tek skicat e Da Vinçit në shekullin e 15-të. Një demonstrim i shpejtë dëshmoi për efikasitetin e kësaj makinerie në lëvizjen e objekteve të rënda.

Zanafilla e disa prej pajisjeve që ne përdorim sot mund të shihet tek skicat e Da Vinçit. Për shembull, kjo karrocë me dy rrota që lëviz me forcën e erës, nuk u ndërtua kurrë, por ajo në fakt përmban ingranazhe, që përdoren çdo ditë në makinat tona.

“Të rëndësishme janë skicat, kuptimi i tyre dhe imagjinata e mjeshtrit…”, thotë Jim Benet i muzeut të shkencë s

I mrekulluar nga zgjidhjet e natyrës për problemet e komplikuara mekanike, Da Vinçi përfytyroi makina sipas modelit të skeletëve të lakuriqit të natës.

Ato nuk u vunë kurrë në funksionim, por nga ana tjetër, parimi bazë i parashutës, apo i helikopterit të tij është ende i vlefshëm sot.

Jistoriani Martin Kemp thotë:
“Leonardo thonte se natyra ka krijuar objektet më perfekte, se asgjë nuk është e panevojshme, apo e tepërt.”

Një tjetër ide revolucionare ishte një kostum zhytësi prej lëkure, jo fort i ndryshëm nga ai i sotmi, një veshje e rëndë e pajisur me tuba ajri dhe me një brez metalik.

Duke studjuar parimet mekanike Da Vinçi projektoi shumë pajisje të rëndësishme, si kjo makinë për rrotullimin e litarëve, apo një vinç që përdoret për ndërtimin e kanaleve, i cili e përmirësoi shumë rendimetin e mjeshtrave të Rilindjes.

“Kjo tregon një aspekt të mendjes tepër pjellore të Leonardos, aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të shpikur, qoftë për krijimin e dishepujve për “Darkën e fundit”, apo për makinën fluturuese; ai ka një imagjinatë të mahnitëshme”, thotë Martin Kemp.

Topi rrotullues me 33 cilindra i Da Vincit, nuk u vu kurrë në zbatim, por 5 shekuj më vonë, ai u zhvillua më tej, në raketa hedhëset e shumëfishta.

Ekspozita e vendosur në Muzeun e Shkencës në Londër do të qëndrojë e hapur deri më 4 shtator. Ajo tregon edhe një herë se sa i avancuar ishte për kohën e tij shkencëtari, artisti dhe shpikësi i madh, Leonardo da Vinci.

XS
SM
MD
LG