Lidhje

Pasojat e zgjerimit të industrisë së dronëve


An eagle of the Guard from Above company, grasps a drone during a police exercise in Katwijk, on March 7, 2016. The bird of prey can get drones from the air by catching them with his legs.

An eagle of the Guard from Above company, grasps a drone during a police exercise in Katwijk, on March 7, 2016. The bird of prey can get drones from the air by catching them with his legs.

Rreth një milion dronë janë shitur gjatë Krishtlindjeve të vitit 2015 vetëm në Shtetet e Bashkuara. Rritja e popullaritetit dhe ulja e çmimit të dronëve ka shkaktuar shqetësime lidhur me rreziqet e mundshme që ato mund të përbëjnë. Por analistët po theksojnë edhe përfitimet që kjo teknologji mund të sjellë.

Policia holandeze po teston një metodë të re të luftimit të krimit në ajër. Ajo po trajnon shqiponjat për të kapur dronët që përbëjnë një kërcënim për sigurinë publike. Zyrtarët thonë se kjo nuk përbën asnjë rrezik për vetë shqiponjat.

Sjoerd Hoogendoorn është Themelues i kompanisë “Guard from Above”
"Zogjtë janë natyrisht të mbrojtur nga kafshimet e grabitqarëve pasi ata kanë luspa në kthetrat e tyre që ju jep një mbrojtje të natyrshme ".

Policia holandeze thotë se do të fillojë përdorimin e shqiponjave kundër dronëve që fluturojnë në hapësirat ajrore të ndaluara, ose mbi vendet ku ka aktivitete publike.

Autoritetet janë të shqetësuara se teknologjia mund të shfrytëzohet nga kriminelët.

Hulsey Smith, i kompanisë AERO Kinetics thotë:
"Dronët e vegjël mund të përdoren për të krijuar frikë, pavarësisht nëse ata përdoren për të nxitur një sulm terrorist apo për aktivitete të tjera. Ata aksidentalisht mund të përplasen në një turmë njerëzish".

Eksperti i dronëve, Hulsey Smith thotë se një nga rreziqet më të mëdha është përhapja dronëve që përdoren si lodra.

"Përplasja e një droni lodër me një helikopter, si helikopterët e emergjencave mjekësore ose të tjerë, mund të jetë fatale. E njejta gjë mund të ndodh edhe me avionët. Në qoftë se një dron lodër do t’i ngjitej një avioni pasagjerësh gjatë ngritjes, kjo do të rezultonte në një dështim katastrofik të motorit".

Por kjo teknologji ka edhe një potencial të madh. Në garën e dytë të përvitshme "Drones for Good” që u zhvillua në shkurt në Dubai, fokusi ishte tek përfitimet që mund të sjellë teknologjia e avionëve të telekomanduar. Fituesi i garës, i cili mori 250,000 mijë dollarë, ka ndërtuar një dron i cili nga distanca mund të riparojë një rrjedhje të rrezikshme në tubacionet e naftës dhe të gazit.

Talin al Hanai është fitues i garës "Drones for Good".
"Ne donim të ndërtonim një dron, i cili jo vetëm do të zbulonte rrjedhjet, por edhe do të mund t’i riparonte ato duke mbrojtur jetën e njerëzve".

Potenciali është i madh, thotë Hulsey Smith.

"Imagjinoni mundësinë e dërgimit të nje defibrilatori me shpejtësi tek një person që është duke përjetuar një goditje në zemër. Imagjinoni aftësinë e inspektimit të çatisë pas një stuhie, pa detyruar punonjësit e ndërtimit të hipin në çati dhe aftësinë për të gjetur fëmijët e humbur në natyrë, ku nuk mund të përdoren avionët me ekuipazh".

Kjo aftësi tashmë është duke u testuar. Ky dron përplaset në objekte dhe mund të vazhdojë fluturimet. Ai është dërguar në shpella akulli në Zvicër si një mjet për misione të kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë që kjo industri po zgjerohet me shpejtësi, ekspertët thonë se përfitimet dhe rreziqet e mundshme ende janë duke u analizuar.

XS
SM
MD
LG