Lidhje

Gjyqi i pilotes ukrainase në Rusi


Russia Ukrainian Pilot

Russia Ukrainian Pilot

Një gjykatë ruse pritet të gjejë fajtore një pilote ukrainase për vrajsen e dy gazetarëve rusë në vitin 2014 në Ukrainën e përfshirë nga lufta.

Gjyqi i Nadiya Savchenkos është dënuar ndërkombëtarisht si politikisht i motivuar.

Ajo pritet të dënohet të martën pasi gjykata të paraqesë vendimin e saj.

Prokurorët kanë kërkuar 23 vjet burgim për piloten, e cila thotë se u rrëmbye gjatë luftimeve në Ukrainë dhe iu dorëzua zyrtarëve rusë për t'u përballur me akuzat për një sulm fatal me predha kundër dy gazetarëve.

Nadiya Savchenko, e cila ka mohuar të gjitha akuzat, është kthyer në heroinë në Ukrainë, ku u zgjodh në parlament në mungesë.

Ajo ka mbajtur një qëndrim sfidues gjatë gjithë gjyqit, madje edhe me disa greva urie.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka thënë se do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta liruar.

Bashkimi Evropian dhe presidenti si SHBA, Barack Obama, kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Savchenkos. Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë thirrjet të tilla, duke i cilësuar ato si përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG