Lidhje

Identifikohet një i dyshuar për sulmet e Parisit


ADN-ja e Najim Laachra-oulit u gjet tek një shtëpi e përdorur nga sulmuesit në qytetin belg Auvelais.

ADN-ja e Najim Laachra-oulit u gjet tek një shtëpi e përdorur nga sulmuesit në qytetin belg Auvelais.

Prokurorët belgë kanë identifikuar një person të dyshuar si bashkëfajtor për sulmet e Parisit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se Najim Laachra-ouli, 24 vjeç, kishte shkuar në shtator në kufirin austro-hungarez, me të dyshuarin kryesor për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam, i cili u kap gjatë operacionit të kontrollit në Bruksel javën e kaluar.

Zyrtarët thonë se ADN-ja e Najim Laachra-oulit u gjet tek një shtëpi e përdorur nga sulmuesit në qytetin belg Auvelais, që ai e kishte marrë me qera, me emrin e rremë Soufiane Kayale.

U zbulua se Laachra-ouli po ashtu kishte shkuar në Siri në vitin 2013. Autoritetet janë në kërkim të tij, si dhe të Mohamed Abrinit, i cili ishte parë në një makinë me Abdeslamin disa ditë para sulmit.

Sulmet e 13 nëntorit në Paris shkaktuan 130 të vrarë dhe më tepër se 300 të plagosur.

XS
SM
MD
LG