Lidhje

PE: Shqipëria ende punë për hapjen e bisedimeve


Komisioni i Politikës së Jashtme miraton rezolutën. “Vendi ka bërë përparim për duhet më shumë për të bërë të mundur hapjen e bisedimeve për anëtarësim”. Shqetësim “korrupsioni i përhapur”

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian vlerëson se “Shqipëria ka bërë përparim në reformat kyce politike dhe administrative, por nevojitet të bëhet më shumë për të arritur atë nivel që kërkohet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim”. Në një deklaratë të shpërndarë nga Komisioni i cili votoi sot rezolutën për Shqipërinë, të hartuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein, theksohet se “për hapjen e bisedimeve, duhet së pari që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet për reforma në fushat kyce si shteti ligjor, reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, refomën e administratës publike, si dhe në fushën e të drejtave themelore të njeriut”.

Në deklaratë theksohet se “anëtarët e Komisionit të Politikës së Jashtme, mbeten të shqetësuar për korrupsionin e përhapur në arsim, shëndetësi, gjyqësor dhe fusha të tjera”. Ata janë shprehur të shqetësuar gjithashtu për “autocensurën e përhapur mes gazetarëve, të cilët ndonjëherë janë penguar fizikisht për të mbuluar ngjarje të vecanta, janë sulmuar dhe kërcënuar për shkak të detyrës së tyre”.

Rezoluta ndërkohë mirëpret angazhimin e Shqipërisë në luftë kundër radikalizmit dhe terrorizmit dhe lavdëron vendin për masat e marra për të penguar luftëtarët e huaj që t’i bashkohen ISIS-it në Irak dhe Siri, ndërsa “rekomandon që Shqipëria të ndajë më shumë informacion për këtë cështje me shtetet anëtare”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG