Lidhje

Tiranë, bashkia publikon projektin e rindërtimit të sheshit


Tirana, Albania

Tirana, Albania

Në Tiranë bashkia publikoi sot hollësi nga projekti për rindërtimin e sheshit Skënderbej, i cili u mbyll 4 vjet më parë.

Disa ndërtime të parregullta po rrëzohen, sepse kanë bllokuar mjediset publike në perimetrin e sheshit, i cili po u kushtohet tërësisht këmbësorëve.

Bashkia tha se po mbjell çdo muaj rreth 1 mijë pemë të reja, në rrugët dhe sheshet kryesore.

Ajo po vazhdon ndërkohë ndërtimin e një parku lojërash te Liqeni Artificial, megjithë protestat e veprimtarëve të mjedisit për më shumë se një muaj.

Disa qindra qytetarë dhe veprimtarë të mjedisit e kanë kundërshtuar ngritjen e këtij projekti, ku prej disa netësh punohet me shpejtësi në orët e vona, duke hedhur struktura hekuri dhe sasi të mëdha betoni.

Gjatë protestave ka patur përplasje me policinë bashkiake dhe atë të rendit, sepse protestuesit rrëzuan disa herë rrethimin e kantierit, në përpjekje për të ndalur punimet.

Disa protestues u arrestuan nga policia, por ata i kanë vazhduar tubimet edhe natën. Sipas tyre, investimi pakëson ndjeshëm parkun e liqenit, i cili është një ndër sipërfaqet e fundit të gjelbra në kryeqytet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG