Lidhje

Film i xhiruar i gjithi me iPhone


iPhone movie

iPhone movie

Kamerat dixhitale dhe programet komjuterike kanë mundësuar që çdokush ta shndërrojë një histori të bukur në një film për t’u parë nga publiku. Vitin e kaluar, kritikët e filmave diskutuan shumë për filmin “Tangerine”, që ishte xhiruar i tëri me iPhone.

Të frymëzuar prej këtij filmi, një ish-lojtar profesionist i futbollit amerikan dhe miqtë e tij xhiruan një film me iPhone duke shëtitur natën me limuzinë në rrugët e Los Anxhelosit.

Filmi “9 rides” ka në qendër një shofer limuzine të brengosur që mediton nëpër Los Anxhelos, si dhe pasagjerët e ndryshëm që udhëtojnë me të gjatë një mbrëmjeje.

“Xhiruam në orën katër-pesë të mëngjesit dhe nuk kishte asnjë person në rrugë. I dha më tepër peshë temës së vetmisë dhe në përgjithësi estetikës së filmit,” thotë Mathew Cherry, regjisor i filmit.

Me një buxhet të vogël, Mathew vendosi të përfitojë nga rezolucioni 4K të iPhone 6, dhe instaloi disa të tillë nga jashtë dhe brenda makinës.

“Ngamë makinën me 60 milje në orë në autostradë me këta telefona të kapur në kofanon e makinës dhe asnjëherë nuk ranë në tokë.”

Për të dhënë efektin e ekranit të gjerë, ai përdori lente shtesë anamorfike.

Ai i pozicionoi me kujdes iPhone-ët, për të kapur sa më shumë pamje:

“Kishim dy iPhone në pjesën e përparme të makinës, njërin në anën e majtë të kofanos, tjetrin në anën e djathtë, që kapnin shoferin nga dy kënde të ndryshme.”

Producenti Jerome Caldwell thotë se do të jetë e vështirë të tregtosh një film të xhiruar me iPhone:

“Njerëzit mendojnë se thjesht mbajtëm telefonin në dorë për të xhiruar. Por, kur u tregojmë pamjet ata befasohen që janë xhiruar vërtet me iPhone.”

Me shumë video të disponueshme, Mathew pati mundësinë të krijonte në rrjedhë dramatike të ngjarjeve.

“Mendoj se pasqyrojmë dialoge dhe reagime tepër realiste," thotë Mathew.

Mathew Cherry sapo ka lënë pas një karrierë me potencial në futboll dhe tashmë po ndjek pasionin e ri të prodhimit të filmave, duke shpresuar se filmi “9 Rides” nuk do të jetë produkti i tij i vetëm.

XS
SM
MD
LG