Lidhje

Shkodër, sekuestrohen mina të telekomanduara


remote device

remote device

Policia e Shkodrës tha të shtunën se ka sekuestruar 6 mina të telekomanduara me celular dhe ka arrestuar tre persona.

Prokurori i Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gani Shehu, tha se operacioni është në vazhdim e sipër prandaj nuk mund të jepte hollësi rreth të arrestuarve dhe as për destinacionin e minave të telekomanduara.

Autoritetet thanë se gjatë operacionit të koduar “POROSIA” sot në mesditë u sekuestruan edhe një pushkë snajper, dy pistoleta, 23 fishekë, dy telefona “SAMSUNG” dhe dy automjete.

Edhe në të kaluarën policia e Shkodrës ka zbuluar raste të trafikimit të minave te telekomanduara, të cilat, sipas burimeve policore, futeshin nga Mali i Zi për t’u përdorur në veprimtari kriminale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG