Lidhje

Bruksel, policia përplaset me protestuesit


Demonstrators protesting against the wave of terrorism confront police in front of the old stock exchange in Brussels, Belgium. March 27. 2016.

Demonstrators protesting against the wave of terrorism confront police in front of the old stock exchange in Brussels, Belgium. March 27. 2016.

Policia belge përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit kundër emigrantëve, të cilët iu kundërvunë njerëzve të mbledhur në qendër të Brukselit në përkujtim të sulmeve terroriste të së martës, më të rëndat që ka përjetuar ndonjëherë vendi.

Një grup protestuesish të ekstremit të djathtë zaptuan përkohësisht sheshin, duke hedhur parulla si ato nëpër ndeshje futbolli dhe duke përshëndetur në mënyrën naziste. Ata patën përplasje verbale intensive me persona të tjerë që kishin shkuar në shesh për të mbajtur zi për viktimat, para se të arrinte policia.

Sot ishte planifikuar të zhvillohej një “Marshim kundër frikës”, por ai u anulua për shkak të shqetësimit të autoriteteve se tubimi mund të zhvendoste vemendjen nga hetimi i sulmeve të së martës. Megjithatë, një grup njerëzish arriti të mblidhej në qendër të qytetit për të kujtuar viktimat.

Kryeqyteti belg mbetet i tensionuar, sepse disa nga personat e përfshirë në komplot ende nuk janë kapur. Por duket se ditët e fundit hetuesit kanë bërë disa përparime.

Sot, policia e Brukselit kreu 13 bastisje të reja, duke ndaluar nëntë persona për t'u pyetur në lidhje me terrorizmin. Pesë u liruan më vonë, njoftoi zyra e prokurorit federal.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG