Lidhje

Beograd, mijëra marshojnë kundër NATO-s


Në Beograd, mijëra njerëz marshuan të dielën kundër NATO-s dhe Perëndimit, duke mbajtur parulla që lëvdonin presidentin rus Vladimir Putin.

Protestuesit dënuan një marrëveshje të qeverisë për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n dhe që i lejon trupat e KFOR-it të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë.

Marshimi u organizua me rastin e 17-vjetorit të fushatës ajorore të NATO-s kundër Serbisë, si rrjedhojë e shtypjes së përgjakshme serbe kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Protestuesit, të lidhur me grupe të ekstremit të djathtë mbanin parulla pro-ruse dhe u shprehën kundër pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG