Lidhje

Belgjikë, lirohet një nga të dyshuarit për sulm


Një person, i cili është njoftuar se ishte i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të javës së kaluar në Bruksel, u lirua për shkak të mungesës së fakteve.

Prokurori Federal i Belgjikës tha sot se autoritetet nuk kishin justifikime për ta mbajtur të ndaluar burrin në fjalë, i cili u identifikua vetëm si Faycal C. Para se të lirohej, ai u ndesh fillimisht me akuzat “për pjesëmarrje në një grup terrorist, në vrasje terroriste dhe përpjekje për vrasje terroriste”.

Sipas mediave, emri i plotë i burrit të dyshuar është Faycal Cheffou dhe ai mendohej të ishte personi i tretë që u dallua tek video e filmuar nga kamerat e sigurisë në aeroport, krahas me dy burrat e tjerë, të cilët kryen sulm vetëvrasës.

Nuk është e qartë, në se hetuesit mendojnë që ai të ketë qenë burri në fotografinë e paqartë të kamerave të sigurisë, që u mor disa momente para shpërthimit.

XS
SM
MD
LG