Lidhje

Shefi i CIA-s viziton Moskën


Drejtori Agjencisë Qendrore të Zbulimit, John Brennan, vizitoi Moskën në fillim të marsit.

Lajmi i vizitës së shefit të CIA-s në kryeqytetin rus u bë për herë të parë publik të hënën nga një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse dhe më pas u konfirmua nga CIA.

"Nuk është sekret që Brennan ishte këtu," citon agjensia e lajmeve Interfax zëdhënësin e ministrisë së Jashtme ruse Oleg Syromolotov.

Zëdhënësi shtoi se vizita nuk ishte e lidhur me vendimin e Moskës për të filluar tërheqjen e forcave ushtarake nga Siria, që u njoftua nga presidenti Vladimir Putin më 14 mars.

Dean Boyd, drejtor i Zyrës së Çështjeve Publike të CIA-s, konfirmoi të hënën se zoti Brennan vizitoi Moskën.

"Drejtori Brennan shkoi në Rusi në fillim të marsit për t’u theksuar zyrtarëve rusë rëndësinë që Rusia dhe regjimi i Asadit të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve për ndërprerjen e luftimeve në Siri," tha Boyd.

Ai shtoi se zoti Brennan "përsëriti gjithashtu mbështetjen e qeverisë amerikane për një tranzicion të vërtetë politik në Siri, si dhe nevojën për largimin e Asadit, në mënyrë që të lehtësohet një tranzicion që pasqyron vullnetin e popullit sirian".

XS
SM
MD
LG