Lidhje

Të hënën fillon deportimi i refugjatëve për në Turqi


A girl walks by a grafitti at the train station near the makeshift refugee camp at the northern Greek border point of Idomeni, Greece, March 29, 2016.

A girl walks by a grafitti at the train station near the makeshift refugee camp at the northern Greek border point of Idomeni, Greece, March 29, 2016.

Duke filluar nga e hëna, Bashkimi European dhe Greqia do të fillojnë transportimin e imigrantëve nga ishujt grekë për në Turqi. Plani i deportimit, është pjesë e marrëveshjes së arritur dy javë më parë mes qeverisë turke dhe Bashkimit Europian. Marrëveshja synon të lehtësojë krizën e imigrantëve, por mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe disa elementë të majtë në Europë kanë protesuar për marrëveshjen, duke thënë se në bazë të saj qëndron ksenofobia.

Kombet e Bashkuara bënë thirrje sot për zbatimin e masave ligjore para se refugjatët të kthehen në Turqi, sipas marrëveshjes me Bashkimin Europian. Ato paralajmëruan se kushtet në Greqi janë duke u keqësuar. Pak ditë para se Turqia do të duhet të rimarrë imigrantët e paligjshëm nga Greqia, asnjëra nga palët nuk është gati për këtë transferim. Zyrtarët e kanë të vështirë të realizojnë qoftë edhe një fillim simbolik të transportimit, ndërsa çdo ditë atje mbërrijnë imigrantë të tjerë.

Në Greqi ndodhen rreth 51 mijë refugjatë dhe imigrantë. Të martën numri i të ardhuve thuajse u dyfishua në krahasim me ditët e mëparshme: 766 të ardhur të rinjë në një ditë, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për refugjatët, UNHCR.

"I bëjmë thirrje palëve në marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë për refugjatët dhe imigrantët, që të marrin të gjitha masat e nevojshme para fillimit të kthimit të imigrantëve. Kjo lidhet me vazhdën e problemeve serioze që kanë patur mes tyre të dy vendet.”- tha zëdhënësja e UNHCR-së në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Agjencia e Refugjatëve, e cila thotë se 9 në 10 refugjatë largohen me barka të vjetra për t’u shpëtuar luftimeve, ka shprehur shqetësim se Turqia mund t’i deportojë refugjatët përnjëherësh në Afganistan, Iran dhe Irak, ku ata mund të përballen me përndjekje dhe dhunë.

Ndërkohë, zëdhënësja e UNHCR-së tha se në ishujt grekë të Lesbos dhe Samosit, ku mbrëmë pati përleshje, dhe në portin e Pireut në Athinë apo në Idomeni në kufi me Maqedoninë, kushtet janë keqësuar:

"Rreziku për panik dhe përleshje dhunë në këto qendra është real. Bashkimi Europian duhet të sigurojë mbështetje më të madhe, siç ka premtuar, për ta fuqizuar sistemin e dobët të azilit në Greqi.”, - tha zëdhënësja.

Sot, imigrantët në një kamp në kufirin e Greqisë me Maqedoninë e vazhduan protestën ulur në linjën hekurudhore të vendit. Disa prej protestuesve thanë se nuk pranojnë të lëvizin, me përjashtim drejt Maqedonisë. Prej andej ata shpresojnë të shkojnë në Gjermani.

Në këtë kamp ka rreth 12 mijë imnigrantë nga Lindja e Mesme dhe zona të tjera konflikti, të cilët mbërritën në Idomeni pas një udhëtimi të rrezikshëm. Më 4 prill Këshilli Europian do të fillojë tranferimin në Turqi të imigrantëve të identifikuar si të parregullt, si dhe të të porsaardhurve.

Si pjesë e marrëveshjes, Turqia do të marrë një ndihmë prej mbi 3 miliardë dollarësh, lehtësime për kufizimet ndaj vizave për shetasit turq, si dhe mundësi të reja për anëtarësim në Bashkimin Europian.

XS
SM
MD
LG