Lidhje

Turqia fillon kthimin mbrapsht të emigrantëve


Turqia ka filluar ndalimin në det të hapur dhe kthimin mbrapsht të emigrantëve. Një grup prej 60 emigrantësh u diktuan dje nga roja bregdetare turke ndërsa udhëtonin me varkë në detin Egje drejt ishull grek Lesbos.

Ky grup emigrantësh, ndër ta edhe disa sirianë, u transportuan dje drejt qytetit perëndimor turk Dikili, në përputhje me marrëveshjen me Bashkimin Evropian, e cila hyn në fuqi ditën e nesërme.

Në Dikili, rreth 300 protestues anti-emigrantë demonstruan kundër kampeve të refugjatëve dhe qendrave të regjistrimit për azilkërkuesit e vendosur në qytetin e tyre, të cilëve u është refuzuar aplikimi.

“Nuk ka arsye pse të përballemi me efektet e politikave të pista të qeverisë. Le të paguajmë të gjithë nga 1 mijë lira dhe le t’i marrë Evropa emigrantët. Kush të dëshirojë le t’i strehojë emigrantët në shtëpinë e vet. Jeta ime ka përparësi.”

Për javë të tëra, mijëra emigrantë janë bllokuar nëpër fusha dhe kampe të sajuara rrotull fshatit grek Idomeni, në kërkim të kalimit drejt Perëndimit.

Turqia ra dakort me Bashkimin Evropian muajin e kaluar për të ulur fluksin e paprecedent të emigrantëve, duke i ripranuar ata në territorin turk.

Si pjesë e marrëveshjes, Turqia merr mbi 3 miliardë dollarë asistencë, udhëtimin pa viza për shtetasit turq, si dhe një mundësi të re për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG