Lidhje

Vritet imami shqiptar që luftonte për ISIS


Almir Daci, imami i vrare

Almir Daci, imami i vrare

Familjarët konfirmojnë se ish imami i Leshnicës në Pogradec, Almir Daci ka humbur jetën. Ende të panjohura rrethanat

Ish imami i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, Almir Daci, i rreshtuar përkrah njësive të organizatës terroriste ISIS, mësohet se ka mbetur i vrarë, në rrethana ende të panjohura. Lajmi ëstë konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shpjeguar se kanë patur një telefonatë nga e shoqja e tij, e cila gjithashtu dyshohet se ndodhet së bashku me tre fëmijët në territoret e kontrolluara nga ISIS.

Ndaj Dacit autoritetet shqiptare nisën një hetim në vitin 2014, dhe në fund të vitit të shkuar ngritën ndaj dhe akuzat për Nxitje të urrejtjes fetare dhe Rekrutim të personave për akte terroriste. Almir Daci, ishte shfaqur shfaqej edhe në përgjigjet e Prokurorisë, në biseda me Bujar Hysën, një nga të pandehurit që po gjykohet nga krimet e rënda, pjese e grupit të njohur si imamët e vetëshpallur të cilët vepronin në rrethinat e Tiranës.

Vitin e kaluar, Daci, ishte autor i një videomesazhi ku kërcënonte me sulme terroriste në Shqipëri ndaj të gjithë atyre që nuk I bashkoheshin kauzës së ISIS-it.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG