Lidhje

Kerry: Energjia e gjelbër, rekord i ri


Kerry

Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry vlerësoi politikën e administratës për energjinë e pastër, duke thënë se më shumë se katër herë më tepër amerikanë janë punësuar nga kompanitë e energjisë së ripërtëritshme sesa nga industria e karburanteve fosile.

Ai vuri në dukje një shenjë inkurajuese: rritja globale e investimeve në energjinë e pastër arriti një nivel rekord, megjithë rënien e çmimeve të naftës, qymyrgurit dhe gazit.

"Kjo nuk po ndodh vetëm në vendet e industrializuara. Në fakt, ekonomitë në zhvillim si Kina, India dhe Brazili investuan më shumë në teknologji të ripërtëritshme vitin e kaluar se sa vendet në zhvillim. Vetëm Kina ka investuar më shumë se 100 miliard dollarë,” tha zoti Kerry në një forum për energjinë e pastër në Nju Jork.

Ai vuri në dukje se edhe vendet pasura me naftë si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë angazhuar për diversifikimin e energjisë.

XS
SM
MD
LG