Lidhje

SHBA, BE, thirrje klasës politike në Maqedoni


us amb to macedonia

us amb to macedonia

Ambasadorët e SHBA dhe të BE Jess Baily dhe Aivo Orav theksojnë se drejtuesit politik të Maqedonisë e kanë përgjegjësi para qytetarëve të tyre që ta kthejnë vendin në rrugën euro-atlantike, përmes zbatimit të marrëveshjeve politike dhe prioriteteve urgjente të reformave.

Në një deklaratë të përbashkët theksohet mbështetja e BE dhe SHBA e të gjitha partive dhe pjesëtarëve të tjerë për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme.

Kjo përfshin pastrimin e listës zgjedhore, ndalimin e çfarëdo lloj trysnie ndaj votuesve dhe sigurimin e një mbulimi të ndershëm mediatik, thuhet në komunikatë. Ndërkohë, theksohet një përparim i caktuar në këto fronte, siç thuhet, por se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

Më tej, theksohet se përgjegjësia për përgatitjen e zgjedhjeve te besueshme nuk bie vetëm mbi institucionet e shtetit por edhe mbi partitë politike. 6 prilli ishte një mundësi e humbur; Ndërsa së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin zhvillimin demokratik, përfshirë dhe zgjedhjet, thuhet në njoftim, përmes të cilit përshëndetet puna e KSHZ dhe përpjekjet e shoqërisë civile, në këtë kuadër.

XS
SM
MD
LG