Lidhje

PS, referendum për mandatin e Ramës


Në Shqipëri, anëtarët e partisë socialiste votuan sot në një referendum për cështjen e mandatit të kryetarit të tyre Edi Rama, duke ju përgjigjur pyetjes nëse duhej konsideruar i rinovuar automatikisht mandati i kreut të Partisë kur ai është ndërkohë kryeministër

Organizimi i referendumit u vendos nga Kongresi i mbajtur muajin e kaluar, pas debateve të gjata në gjirin e socialistëve, ku protagonist ishte deputeti kritik Ben Blushi. Kryetari Rama pranoi se ishte shkelur statuti i partisë me moszhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri në vjeshtën e 2013, ndonëse ai këmbënguli se një gjë veprim i tillë nuk do të kishte patur kuptim në momentin kur socialistët sapo kishin marrë drejtimin e vendit.

Deputeti Blushi, por dhe disa figura të tjera që e mbështesin atë e kanë konsideruar këtë proces në shkelje të statutit. Ndërsa procesi i votimit ishte drejt fundit, zoti Blushi renditi një sërë shkeljesh, sipas tij, duke nisur që nga reduktimi i numrit të anëtarëve, nga 94 mijë, të llogaritur në fazën e zgjdhjes së delegatëve për në Kongres, te 81 mijë e 500 që u deklaruan zyrtarisht nga Partia socialiste. Zoti Blushi kontestoi faktin se atyre që ishin kundër nuk ju lejua të kishin vëzhgues, numërues apo të verifikonin listat. Sipas tij i gjithë procesi kanë qenë i manipuluar.

Figura qëndrore të socialistëve, rrëzuan pretendimet e zotit Blushi duke e konsideruar referendumin si një provë të demokracisë së brendshme në parti. Edhe kryetari Rama, u shpreh se “është hera e parë në historinë e pluralizmit, që një parti i drejtohet instrumentit të referendumit dhe u jep mundësi të gjithë pjesëtarëve të familjes së saj për të qenë pjesë e një vendimmarrje me rëndësi”.

Referendumi u mbyll në orën 16.00 përvec kryeqytetit ku u shty deri në orën 18.00. Deri pasdite vonë nuk ka patur një njoftim zyrtar për pjesmarrjen në referendum në rang vendi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG