Lidhje

Terrorizmi, Grupi i rekrutuesve mohon akuzat


Shqipëri, sot seanca e mbrojtjes në procesin e 9 personave të cilët akuzohen se rekrutonin besimtarë muslimanë që më pas dërgoheshin për të luftuar në Siri. Prokuroria ka kërkuar 152 vite burg

Në Shqipëri, të 9 personat e një grupi të dyshuar se rekrutonin besimtarë muslimanë që më pas dërgoheshin për të luftuar në Siri hodhën sot poshtë akuzat, gjatë seancës së mbrojtjes në procesin që po zhvillohet në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë

Njëri prej të akuzuarve Fadil Muslimani deklaroi se gjyqi ndaj tyre është politik pasi ata sipas tij nuk kanë bërë asgjë më shumë vecse kanë ndjekur ritet e tyre fetare. Ndërsa imami i vetshpallur i një xhamie në periferi të Tiranës e cila nuk njihet nga komuniteti musliman shqiptar tha gjithashtu se ai nuk ka mbajtur ligjërata për terrorizëm, porse sipas tij për luftën e shenjtë flet dhe Kurani e për pasojë kishte predikuar vetëm fjalët e profetit.

Nga ana e saj prokuroria ka deklaruar se ka siguruar “prova të mjaftueshme se të pandehurit, kryesisht në vitin 2013, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë”. Ndaj të 9 personave rëndojnë tre akuza, ajo e “Rekrutimit të personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”; ”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”. Prokuroria ka kërkuar një total prej 152 vitesh burg për të gjithë grupin e të akuzuarve.

XS
SM
MD
LG