Lidhje

Shtëpia e Bardhë: Reformat të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE


Zyra e nën presidentit amerikan në një njoftim për shtyp për takimin me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama të enjten në Shtëpinë e Bardhë, njofton se në takimin e Nën Presidentit Biden me Kryeministrin Rama mori pjesë edhe Presidenti Obama.

Presidenti, nën presidenti dhe kryeministri theksuan rëndësinë e partneritetit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti dhe nën presidenti, thuhet në njoftimin për shtyp, shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik që luan Shqipëria për çuarjen përpra të sigurisë në rajon dhe ripohuan rëndësinë e mbajtjes hapur të dyerve të integrimit Euro-Atlantik për stabilitetin në Ballkan.

Presidenti dhe nën presidenti përshëndetën Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës në nxitjen e tolerancës fetare, për ndihmesën e rëndësishme të Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit ISIL dhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka ndërmarrë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti, nën presidenti dhe kryeministri ranë dakort për rëndësinë e vazhdimit të reformave në mënyrë që Shqipëria të përparojë në integrimin europian, përfundon njoftimi i zyrës së nën presidentit Biden.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG