Lidhje

Pastrimi i Liqenit të Fierzës


Pas shpalljes një ditë më parë të situatës së emergjencës nga Prefekti i Qarkut te Kukesit, sot ka nisur Operacioni i pastrimit të Liqenit të Fierzës, operacion ku jane perfshire 18 forca dhe 3 gomone nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Shkodrës dhe 12 forca me 3 varka nga Forcat e Armatosura. Operacioni i pastrimit të sipërfaqes së Liqenit të Fierzës nisi pranë urës së Drinit të Bardhë, në qytetin e Kukësit, ku është edhe zona me ndotjen më të madhe. Operacioni po mbikqyret edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Prej ditësh, siperfaqja e Liqenit të Fierzës është tejmbushur me mbeturina, kryesisht mbeturina plasitike, duke krijuar një ndotje të madhe të mjedisit fare pranë qytetit të Kukësit. Edhe gjatë viteve të kaluara, forcat e ushtrisë dhe ato të policisë kanë ndërhyrë për pastrimin e sipërfaqes së Liqenit të Fierzës nga mbeturinat, por pa mundur të gjejnë një zgjidhje të përherëshme për ndotjen.

Mbeturinat që mbulojnë thuajse çdo vit Liqenin e Fierzës vijnë nga Kosova, por edhe fshatrat e Kukësit që ndodhen pranë bregut të Liqenit. Kjo situatë, sipas ekspertëve të mjedisit, është rrjedhojë e mosmenaxhimit të duhur të mbeturinave urbane, si në Kosovë ashtu edhe në territorin e Kukësit, si dhe mungesës se venddepozitimeve të përshtatshme për mbeturinat.

XS
SM
MD
LG