Lidhje

Korea e Veriut provon të nisë një raketë balistike me rreze të mesme


Analistët thonë se dështimi i përpjekjes së Koresë së Veriut për të nisur një raketë balistike me rreze të mesme nuk është realisht një hap mbrapa, por një pjesë e natyrshme e progresit drejt zhvillimit të një programi të avancuar bërthamor.

Analistët mendojnë se raketa që po përpiqej të testonte Korea e Veriut dje, është një raketë balistike me rreze të mesme, e patestuar më parë.

Vëzhguesit kishin parashikuar se Koreja e Veriut do ta festonte me një lëshim rakete ditën e premte, që është dita e lindjes së Kim Il Sung, ish-president i parë i vendit dhe gjyshi i presidentit të tanishëm Kim Jong Un.

Korea e Veriut ka nisur disa raketa duke shkelur kështu në mënyrë të përsëritur sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së ndaj testeve të tilla.

XS
SM
MD
LG