Lidhje

Kukësi nderohet me dekoratën “Nderi i Kombit”


Gjatë një takimi të zhvilluar sot pasdite në qytetin e Kukësit, Presidenti Bujar Nishani nderoi me dekoratën “Nderi i Kombit” Bashkinë e Kukësit në 17 vjetorin e shpërnguljes masive dhe me dhunë të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviçit.

Në motivacionin e kësaj dekorate thuhet: "Në shenjë vlerësimi të lartë dhe mirënjohjeje të thellë për solidaritetin pakufi njerëzor, mikpritjen e rrallë dhe humanizmin e pashoq, të treguar ndaj motrave dhe vëllezërve shqiptarë nga Kosova, gjatë shpërnguljes së tyre masive me dhunë nga makineria e Millosheviçit në vitin 1999".

Gjatë luftës në Kosovë, forcat ushtarake dhe policore serbe dëbuan me dhunë nga trojet dhe shtëpitë e tyre më shumë se gjysëm milion banorë të Kosovës në drejtim të Shqipërisë, ku u pritën nga vëllezërit e tyre, fillimisht në Kukës dhe, më pas, në shumë prej qyteteve të Shqipërisë.

Në vlerësim të kësaj mikpritje, qyteti i Kukësit u propozua për çmimin “Nobël” për paqen.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG