Lidhje

Incidenti i avionëve luftarakë mbi Detin Balltik


Ushria ruse nuk ka pranuar se një prej aeroplanëve të saj luftarakë kishte kryer manovrime agresive gjatë një incidenti me një aeroplan zbulimi të forcave ajrore amerikane mbi Detin Baltik.

Ushtria amerikane tha se aeroplani luftarak rus SU-27 kishte kryer manovrime joprofesionale dhe të rrezikshme, duke u afruar në distancë prej 15 metrash me aeroplanian amerikan të enjten.

Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se Rusisë ju desh të vinte alarmin dhe të dërgonte një aeroplan luftarak pas zbulimit të një objekti ajror që po fluturonte me shpejtësi të madhe drejt kufinjëve të saj.Ai tha se kur aeroplani amerikan kishte rënë në kontakt vizual me aeroplanin rus, aeroplani i zbulimit kishte ndryshuar kurs larg kufirit rus.

Një dekleratë nga Komanda amerikane në Evropë të shtunën thotë se incidenti ndodhi në hapësirën ndërkombëtare dhe se në asnjë moment aeroplani amerikan nuk kishte kaluar në territorin rus.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG