Lidhje

Maratona e Polit të Veriut


Gara më e ftohtë në botë u zhvillua të shtunën ndërsa 52 konkurrentë nga 18 vende të botës, morrën pjesë në kushte ekstreme në Maratonën e Polit të Veriut, ku temperaturat shënonin minus 41 gradë Celsius.

Këtë vit, gara u shty për një javë, pasi kushtet e rënda atmosferike kishin bërë që të plasaritej akulli në pistën e uljes së avionëve duke vonuar mbërritjen e atletëve.

Organizuar në bazën ruse në Polin e Veriut, gara zhvillohet mbi ujërat e ngrirë të detit Arktik.

Disa snajperë ishin vendosur rreth e qark vendit ku u zhvillua maratona për të mbrojtur atletët nga arinjtë polarë.

Të gjithë atletët arritën ta përfundojnë maratonën. Fitues u shpall amerikaniDorn Wenninger duke arritur kohën 5 orë e 17 minuta, pasuar nga australiani Colin Wright dhe rusi Marat Yusupov.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG