Lidhje

Bie çmimi i naftës bruto


.

.

Çmimi i naftës ra sot përsëri, pasi vendet kryesore prodhuese dështuan të binin dakort për ngrirë kuotat e prodhimin në mënyrë që të stabilizohej tregu.

Çmimi i naftës bruto ra 5 për qind sot paradite.

Ministrat nga 18 vendet e OPEC-ut dhe jo të OPEC-ut thanë të djelën pas një takimi në Katar se duhet "më shumë kohë", për të marrë një vendim që prodhimi i naftës të mos i kalojë kuotat e janarit. Ata po kërkojnë stabilitet, pasi çmimet e naftës ranë nga mbi100 dollarë për fuçi në vitin 2014, në çmimin aktual prej rreth 40 dollarësh për fuçi.

Çmimet më të ulta i kanë kushtuar eksportuesve të naftës miliarda dollarë humbje në të ardhura dhe kanë dëmtuar ekonomitë tashmë të brishta që mbështen në këtë sektor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG