Lidhje

A po largohet Britania nga BE ?


Kreu i departamentit britanik të Thesarit George Osborne tha se me largimin nga Bashkimi Evropian, Britania do t’i hapte vetes një plagë të jashtëzakonshme që do t’i kushtonte çdo familje një shumë vjetore prej 6,100 dollarësh deri në vitin 2030.

Zoti Osborne publikoi sot një dokument prej 200 faqesh rreth kostos afatgjata dhe përfitimeve të anëtarësimit në BE.

Ai i tha rrjetit BBC se Britania do të jetë përgjithmonë më e varfër në se largohet nga Bashkimi Evropian dhe se ai beson se vendi është më i fuqishëm, më i sigurtë dhe në pozitë më të mire, në se qëndron në bllok.

Votuesit britanikë do të vendosin më 23 qershor me referendum, në se do të qëndrojnë apo do të largohen nga Bashkimi Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG