Lidhje

UNHCR konfirmon incidentin në detin e Mesdheut


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët konfirmoi njoftimet se gati 500 njerëz mund të kenë humbur jetën kur një anije e mbingarkuar u përmbys dhe u fundos në fillim të muajit në detin e Mesdheut mes Libisë dhe Italisë.

Incidenti njoftohet të ketë ndodhur më 8 prill.

Të hënën dëshmitarë dhe të mbijetuar i thanë shërbimit somalez të Zërit të Amerikës se një anije e trafikantëve u përmbys me gati 500 njerëz në bord. Ata thanë se një numër i panjohur njerëzish notuan për në varkat aty pranë dhe shkuan në Greqi.

Duke cituar dëshmitë e të mbijetuarve, UNHCR-ja tha të mërkurën se një anije që u përpoq të transferonte pasagjerët në një anije më të madhe u përmbys dhe u fundos. UNHCR-ja tha se një anije tregëtare shpëtoi 41 persona dhe i zbarkoi ata në Greqi më 16 prill.

Në se numri i vdekjeve konfirmohet, kjo do të jetë një nga tragjeditë më të rënda që nga fillimi i krizës së imigrantëve në Evropë.

XS
SM
MD
LG