Lidhje

Marrëveshja e Parisit


U.S. Secretary of State John Kerry speaks during the Paris Agreement on climate change ceremony, Friday, April 22, 2016 at U.N. headquarters.
U.S. Secretary of State John Kerry speaks during the Paris Agreement on climate change ceremony, Friday, April 22, 2016 at U.N. headquarters.

Udhëheqës nga 170 vende të botës janë duke nënshkruar sot në selinë e OKB-së në Nju Jork, Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Zyrtarët e OKB-së thonë se kjo është një ngjarje historike, pasi për herë të parë një marrëveshje të tillë nënshkruhet nga një numër kaq i madh shtetesh. Nënshkrimi i sotëm është vetëm hapi i parë, pasi marrëveshja duhet të ratifikohet nga vendet e veçanta.

Marrëveshja u arrit në dhjetor të vitit të kaluar në Paris. Kjo është përpjekja e dytë, pas asaj të vitit 2009, që dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve midis vendeve të pasura dhe atyre të varfëra mbi kontributin që do të jepnin për të luftuar ngrohjen globale.

Sipas marrëveshjes së Parisit vendet e pasura duhet të ndihmojnë financiarisht vendet e varfëra, që ato të pakësojnë çlirimin e gazeve të dëmshëm.

Synimi i marrëveshjes është që temperaturat globale të mos ngrihen më shumë 2 gradë celsius nga periudha para-industriale. Shkencëtarët besojnë se mbajtja e temperaturave në këto nivele do të shmangte pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike.

Ndonëse marrëveshja nuk është e detyrueshme, shteteve u është kërkuar të përcaktojnë objektivat e tyre për të pakësuar gazet e dëmshëm dhe t'i rishikojnë ato çdo 5 vjet.

XS
SM
MD
LG