Lidhje

Marrëveshja për ndryshimet klimatike


Francois Hollande, right, President of France, is handed papers prior to the signing ceremony for the Paris Agreement on climate change, April 22, 2016 at U.N. headquarters.
Francois Hollande, right, President of France, is handed papers prior to the signing ceremony for the Paris Agreement on climate change, April 22, 2016 at U.N. headquarters.

Udhëheqësit botërorë do të miratojnë masa historike nesër në Kombet e Bashkuara për të ndalur efektet e ngrohjes së klimës dhe për të ndrequr një pjesë të dëmeve, kur të nënshkruajnë marrëveshjen e arritur në Paris në dhjetor të vitit të kaluar. Rëndësi kyçe në zbatimin e marrëveshjes kanë Kina dhe Shtetet e Bashkuara të cilat së bashku përfaqësojnë 40% të gazeve të çliruara në atmosferën e globit:

Cikloni masiv Winston goditi në shkurt ishullin e Fixhit në Paqësor duke vrarë 44 vetë dhe duke shkaktuar 1 miliard dollarë dëme.

Këto fenomene po godasin shumë më shpesh dhe me intensitet më të madh. Duhet të shqetësohemi për domethënien e këtyre ndryshimeve, jo vetëm për ne, por për brezat e ardhshëm,” tha kryeministri i Fixhit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u ka bërë prej kohësh thirrje udhëheqësve botërore të marrin masa:

“Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë planetin tonë të vetëm, Tokën”.

Në dhjetor të vitit të kaluar udhëheqësit hartuan në Paris marrëveshjen për masa për të penguar ngrohjen e planetit me më shumë se 2 gradë celcius.
Marrëveshja përfshinte edhe veprime për të reduktuar gazet që shkaktojnë efektin serrë, p.sh. mbështetjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si era dhe dielli.

Hapi i parë drejt përmbushjes së këtyre zotimeve është nënshkrimi i marrëveshjes në Nju Jork. Marrëveshja duhet të ratifikohet më pas nga vendet nënshkruese.

“Që Marrëveshja e Parisit të hyjë në fuqi duhet të kapërcejë dy faza: të paktën 55 nga vendet që bëjnë pjesë në Kuvendin e OKB-së për Ndryshimet Klimatike duhet ta ratifikojnë atë. Po ashtu këto 55 vende duhet të përfaqësojnë të paktën 55% të gazeve të çliruara në atmosferë”.

Rëndësi kyçe në zbatimin e marrëveshjes kanë Kina dhe Shtetet e Bashkuara të cilat së bashku përfaqësojnë 40% të gazeve të çliruara në atmosferën e globit. Të dy vendet kanë bërë thirrje për futjen në zbatim të marrëveshjes. Synimi është që zbatimi të fillojë në 2020, por nëse ratifikimi realizohet me shpejtësi, zbatimi mund të fillojë që këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG