Lidhje

Renea vret të shumë kërkuarin Petrit Dushi


Forcat speciale Renea vranë sot një person shumë të kërkuar gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në fshatin Gziq të Lezhës. Sipas burimeve policore, 45 vjeçari Petrit Dushi iu përgjigj policisë me të shtëna.

Edhe në shtator të vitit të kaluar, forcat RENEA kryen një operacion, të mbështetur edhe nga ajri, në një nga zonat më malore të Mirditës, por pa mundur ta arrestojnë Dushin, i cili qëlloi me armë ndaj forcave policore duke arritur t’i shpëtojë arrestimit. Policia dyshon se ai u plagos.

Prej më shumë se 10 vitesh, Petrit Dushi jetonte në arrati, në zonën e thellë malore të Mirditës. Për policinë, ai ishte person me rrezikshmëri të lartë.

Gjykata e kishte dënuar në mungesë me 17 vite burgim me akuzën e vrasjes për motive pronësie të një bashkëfshatari nga fshati Kaçinar i Mirditës si dhe me 3 vjet burgim për falsifikim të dokumenteve.

Ai ishte gjithashtu në gjykim si i dyshuar për vrasjen e një të afërmi të tij në fshatin Ungrej të Lezhës ku, për një periudhë kohe, ishte strehuar gjatë kohës që qendronte në arrati.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG