Lidhje

Kancelarja Merkel në Turqi


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE kanë mbërritur në zonën kufitare të Turqisë për të parë gjendjen në kampet me refugjatë të ardhur nga Lindja e Mesme dhe vende të tjera të Azisë. Vizita zhvillohet ndërkohë që udhëheqësit evropianë qetësojnë të sheshojnë e lindura nga marrëveshja që nënshkroi BE me Turqinë për të penguar dyndje të mëtejshme refugjatësh drejt Evropës.

Në bazë të marrëveshjes me vlerë 7 miliardë dollarë, refugjatët që mbërrijnë në brigjet e Greqisë do të kthehen në Turqi. Si shpërblim, turqve u jepet e drejta për të udhëtuar pa viza në Evropë.

Marrëveshja, e cila hyri në fuqi tre javë më parë, fillimisht synonte të ngadalësonte vërshimin e refugjatëve drejt Evropës. Por sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, gjatë ditëve të fundit janë regjistruar një numër anijesh që mbërrijnë në Greqi, duke sjellë mesatarisht 150 njerëz në ditë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG