Lidhje

Zgjedhjet në Austri


“Partia e Lirisë”, një parti e djathtë kundër imigrantëve në Austri, fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar mbi 35 për qind të votave, me diferencë të duksshme ndaj 5 rivalëve të tjerë, mes të cilëve edhe kandidatët e koalicionit qeverisës.

Nobert Hofer, i cili zhvilloi fushatë me një platformë kundër imigrantëve dhe kundër Evropës, fitoi 36.4 për qind dhe do të përballet muajin e ardhshëm në balotazh me kandidatin e pavarur, ish anëtarin e Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen. Ky është rezultati më i mirë që Partia e Lirisë arrin në zgjedhje kombëtare deri më sot. Fushata e saj u bazua në ndikimin e krizës së imigrantëve dhe të 100 mijë azil-kërkuesve që kanë mbërritur në Austri.

Të dy kandidatët e koalicionit qeverisës, Rudolph Hundstorfer, i partisë social demokrate dhe Andreas Khol, i partisë popullore të qendrës, siguruan secili nga 11 për qind të votave. Presidenti aktual Heinz Fischer, 77 vjeç, nuk mund të kandidonte për një mandat të tretë 6 vjeçar. Në votime morrën pjesë 70 për qind e votuesve, rreth 20 për qind më shumë se gjatë zgjedhjeve të kaluara presidenciale para 6 vjetësh.

XS
SM
MD
LG