Lidhje

Fushata elektorale në kampin republikan


Dy kandidatët republikanë për president John Kasich dhe Ted Cruz po ndërmarrin një përpjekje të re për të bllokuar kryesuesin e garës republikane Donald Trump të sigurojë numrin e duhur të votave për të marrë emërimin e partisë.

Kasich njoftoi se ai do të heqë dorë nga gara në Indiana më 3 maj, për t’ia lënë këtë shtet Ted Cruz-it. Në shkëmbim Ted Cruz-i, nuk do të bëjë fushatë në shtetin e Oregonit që i mban zgjedhjet në maj, dhe në Nju Meksiko në qershor.

Në këto dy shtete fituesi merr 109 vota. Trumpi, është kandidati i vetëm që ka mundësi matematikore për të siguruar 1237 delegatë të nevojshëm për të marrë emërimin e partisë. Cruz dhe Kasich thonë se në se Trump është kandidati zyrtar, atëhere kandidatja demokrate Hillary Clinton do të fitonte me lehtësi në zgjedhjet e nëntorit.

Në se Donald Trumpi nuk arrin të sigurojë mbështetjen e duhur në raundin e parë të votimit në kuvendin e partisë në korrik, atëhere në raundet e tjera delegatët janë të lirë të votojnë për kandidatët e tjerë.

XS
SM
MD
LG