Lidhje

Gjykata e Lartë s'pranon "21 Janarin"


Pas më shumë se 2 vjet e gjysëm vonesë, Gjykata vendosi të mos pranojë ankimimin e Prokurorisë për vendimin e Apelit e të mos hapë proces gjyqësor lidhur me ngjarjet e 21 Janarit të vitit 2011, ku gjatë një proteste të dhunshme të opozitës së atëhershme, mbetën të vrarë katër qytetarë.

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë vendosi sot të mos hapë proces gjyqësor lidhur me ngjarjet e 21 Janarit të vitit 2011, ku gjatë një proteste të dhunshme të opozitës së atëhershme, mbetën të vrarë katër qytetarë

Dosja e “21 Janarit” u mbajt e pashqyrtuar në Dhomën e Këshillimit për më shumë se dy vjet e gjysëm. Ndërsa tani Kolegji penal i Gjykatës vendosi të mos pranojë ankimimin e prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit e cila dënoi me një vit burgim ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe me 3 vjet burgim ish-gardistin Agim Llupo. Prokuroria nga ana e saj kishte kërkuar 23 vjet për Prendin dhe 25 vjet për Llupon.

Vendimi i Kolegjit Penal për të rrëzuar rekursin e Prokurorisë nuk është zbardhur ende dhe mbetet i paqartë arsyetimi ligjor që coi në këtë përfundim, i cili mbyll zyrtarisht një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit në Shqipëri, duke lënë të hapura polemika të shumta.

Në një postim në Facebook në mbrëmje kryeministri Edi Rama foli për “21 Janarin e mohuar sot pas një zvarritje kriminale”, duke ju referuar vonesës së Gjykatës së Lartë e cila që prej tetorit të vitit 2013, mbajti pezull ankimimin e Prokurorisë

Trego komentet

XS
SM
MD
LG