Lidhje

Obama: Bin Laden gjithnjë në shënjestër


Presidenti amerikan Barack Obama tha se vendimi për të kërkuar dhe eleminuar udhëheqësin e al-Kaidës Osama bin Laden, ka qënë prioritet që nga momenti që ai erdhi në krye të vendit, por vet ndërmarrja e misionit ishte debatuar shumë.

Presidenti Obama foli për rrjetin televiziv CNN të hënën në pesë vjetorin e eleminimit nga forcat speciale të njeriut përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2011 në Nju Jork dhe Uashington ku humbën jetën 3 mijë njerëz.

Pas muaj të tërë grumbullimi të dhënash, ekipi i presidentit për sigurinë kombëtare arriti në përfundimin se bin Ladeni po fshihej në katin e tretë të një kompleksi të ruajtur mirë pranë qytetit pakistanez, Abbottabad.

Por, tha presidenti Obama, kur erdhi koha për të marrë vendimin për misionin, disa pjestarë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare thanë se duheshin më shumë të dhëna.

“Shanset që të ishte bin Laden ishin 50 me 50. Madje, pati disa mospajtime brenda agjencisë së zbulimit, por aryesja qe e mirë për të menduar se ishte ai. Pas diskutimeve me ekipin, ishte e qartë për mua se ky ishte shansi më i mirë për ta asgjesuar atë. Faktikisht, nëse nuk do të kishim vepruar, ai mund të largohej dhe do të duheshin vite që ta gjenim përsëri.”

Ndërsa presidenti me ekipin e tij shikonin drejtpërdrejt veprimet e forcave speciale, katër helikopterë u ulën në kompleks duke zbarkuar një ekip të trajnuar mirë të forcave speciale.

Ata asgjësuan një roje në katin e parë, vranë një prej djemve të Osamës në katin e dytë kur u duke se ishte gati për të hapur zjarr. Pastaj u futën në një dhomë në katin e tretë. Një pjestar i forcave speciale e qëlloi dy herë në kokë kriminelin më të kërkuar në botë.

Forcat speciale morën dokumente dhe materiale të shumta në shtëpinë e bin Ladenit si dhe trupin e tij, të cilin më pas e hodhën në detë pas një ceremonie myslimane varrimi. Intervista e së hënë është e para në të cilin presidenti Obama ka dhënë detaje mbi misionin në fjalë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG