Lidhje

Në Londër zhvillohen zgjedhjet bashkiake


Në Londër po kryhet numërimi i votave për zgjedhjet bashkiake dhe kryeqyteti britanik mund të udhëhiqet për herë të parë nga një mysliman.


Sadiq Khan, një ish-ministër 45-vjeçar dhe djali i emigrantëve pakistanezë, duket se po shkon drejt fitores në atë që myslimanët britanikë e shohin si një pikë kthese.

Zoti Khan i Partisë Laboriste është në garë me 12 kandidatë, përfshirë djalin e një miliarderi.

Ndërkohë, kryetari në largim, konservatori popullor Boris Johnson, shihet si një konkurrent i mundshëm për kryeministër.

XS
SM
MD
LG