Lidhje

Donald Trump dhe republikanët


Megjithëse Donald Trumpi pritet të jetë kandidat zyrtar i Partisë Republikane për president, duket se ai nuk gëzon mbështetjen e udhëheqjes së partisë.

Në fakt, zyrtari më i lartë republikan, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres Paul Ryan, tha të enjten se ai nuk është gati për ta mbështetur zotin Trump si kandidat.

Më parë zoti Ryan e pati kritikuar Donald Trumpin për thënien se në qoftë se ai nuk do të fitonte emërimin e partisë republikane, mbështetësit e tij mund të krijonin trazira në Kuvendin Kombëtar Republikan në korrik.

Ndërkohë, zoti Trump u kundërpërgjigj duke thëmnë se ai nuk është i gatshëm për të mbështetur programin legjislativ të kryetarit Ryan, por nuk përjashton një partneritet në të ardhmen për të ndihmuar popullin amerikan.

Donald Trump nuk ka fituar përkrahje nga shumë figura të njohura republikane, duke përfshirë edhe ish-presidentin George H.W. Bush dhe djalin e tij, ish-presidentin George W. Bush.

Të dy ish-presidentët nuk do të shkojnë në kuvendin e Partisë Republikane në korrik dhe nuk do të bëjnë komente publike mbi zotin Trump.

XS
SM
MD
LG