Lidhje

Cameron, argumenta për të qëndruar në BE


Britain EU

Britain EU

Kryeministri britanik David Cameron paralajmëroi në një fjalim sot se Britania do të shtonte rrezikun e luftës në se zgjedh të largohet nga Bashkimi Evropian përmes votës së një referendumi të planifikuar për këtë vit.

Zoti Cameron mbajti një fjalim sot mbi sigurinë kombëtare ndërsa fushata për të ashtuquajturën “Brexit” po arrin fundin para votimit të 23 qershorit nëse vendi do të vazhdojë të mbetet anëtari i aleancës me 28 vende.

"A mund të themi se paqja dhe stabiliteti në kontinentin tonë janë të sigurta përtej çdo hije dyshimi? A është ky një rrezik që ja vlen ta marrim? Kurrë nuk do të nxitohesha ta bëja këtë supozim," tha Cameron.

Ai vazhdoi të argumentojë më tej se BE-ja ka ndihmuar për të qetësuar dhunën në të kaluarën kur vendet kanë qënë “në grykë të njëra tjetrës” për dekada.

“Izolacionizmi nuk i ka vlejtur asnjëherë këtij vendi”, tha kryeministri britanik.

Cameron paralajmëroi gjithashtu për pasojat e mundshme shkatërruese ekonomike në se Britania zgjedh t’i kthej kurrizin BE-së. Sipas kryeministrit, kjo do t’i kushtonte secilës familje në Britani 6,200 dollarë deri në vitin 2030 në se vendi largohet nga BE-ja.

“Prova është e qartë – do të jemi më mirë në BE dhe më të varfër jashtë saj”, tha Cameron.

Sot më vonë, ish kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson do të mbaj një fjalim në përpjekje për të argumentuar përse vendi duhet të shkëputet nga BE-ja.

Britanikët janë të ndarë për çështjen nëse duhet të qëndrojnë apo të largohen nga BE-ja. Gjashtë sondazhet e fundit të opinionit public tregojnë se votuesit janë të ndarë me 50 përqind që thonë se do të donin të shkëputen nga BE-ja dhe 50 përqind të tjerë që thonë se duan të qëndrojnë.

XS
SM
MD
LG